Showbiz
Dikur theu tabu por Linda tregon mes lotësh se ende nuk flet me familjarët
10 Nëntor, 2023 | 9:31 am
Linda Halimi është këngëtarja nga Kosova që me vokalin e saj potent ra në sy që në kohët e “Top Fest”.Përveç talentit të saj,ajo ka qënë pjesë e portaleve edhe për jetën e saj personale.
Nga transformimi i saj fizik e deri tek zgjedhja e saj për personin me të cilin vendosi të krijonte familje,Linda është paragjykuar nga shumica prej vitit 2012.
E duket se kjo është një plagë ende e hapur për të sepse duke folur në “BBVK” ajo ka rrëfyer se ende nuk flet me disa familjarë të saj.”Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde.
Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”-ka thënë ajo