Kryefjala Logo

Dhe me këto dy emra e plotësuam jurinë e X-Factor…

4 muaj më parë

Kryefjala e tha e para, Arilena Ara do të jetë në jurinë e X-Factor Albania. Duket sikur këngëtarj po kthehet aty ku nisi gjithçka në karrierën e saj, por këtë herë si mentore.

Dje kanë qarkulluar në media edhe emra si Elhaida Dani dhe Mc Kresha të cilët do ti bashkohen ekipit të X-Factor në përzgjedhjen e talenteve të reja.

Por një tjetër emër që është konfirmuar dhe që do të jetë pjesë e show-t është gazetari i mirënjohur, Adi Krasta. Krasta është i pari që e nisi këtë program në Shqipëri në vitin 2004 me “Ethet e së premtes mbrëma”. Nga ana tjetër ai sapo përfundoi dhe festivalin e parë të Kosovës, ku kishte jo vetëm rolin e prezantuesit por edhe të drejtuesit të tij.

Të ngjashme