Showbiz
Dhe ja ku erdhi rrëfimi parë nga Britney: Justin më detyroi të abortoja fëmijën tonë!
17 Tetor, 2023 | 7:01 pm
“Ishte një surprizë edhe për mua, nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku por kjo ndodhi shumë më herët nga çe kisha parashikuar”, ky është një pasazh nga libri i Britney Spears që People ka mundur të zbulojë.
“Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë pasi ishim shumë të rinj. Jam e sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos bëja fëmijën. Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte aq i sigurt sa nuk donte të bëhej baba.’, thotë Britney Spears.
Mediat kanë shkruar më herët se Justin Timberlake është shprehur shumë i shqetësuar me publikimin e librit të Britney Spears dhe pas këtij lajmi i japim të drejtë.