Detektivja private zbulon vendet ku kap mat VIP-at dhe politikanët

3 muaj më parë

Këtë të mërkurë në emisionin “Goca dhe Gra”, një ndër temat që është trajtuar ka qenë ndarja e çifteve. Moderatoret kanë dhënë arsyet që mendojnë se çojnë në ndarje dhe bashkë me to ka qenë e ftuar detektivja private Shkënda Lili.

Ajo nuk ka ngurruar të tregojë se në derën e saj, shpeshherë trokasin edhe personazhe të famshëm apo politikanë të cilët duan të zbulojnë tradhtitë e partnerëve. Pyetja e Fatmës ka qenë se ku i kap detektivja personat që tradhëtojnë, kryesisht ata të njohurit.

“Të gjithë I kap me foto e video në vende publike, sepse s’mund të shkoj në dhomë hoteli. Zakonisht nëpër hotele shkojnë të panjohurit, sepse personazhet e njohur kanë të gjithë shtëpitë e tyre”.- ka zbuluar Shkënda.

Të ngjashme