Detaji që nuk i dhamë rëndësi para pesë vitesh kur Luiz Ejlli foli për sëmundjen

3 javë më parë

Ndonse historia e Luizit ka tërhequr vëmendjen e të gjithë popullit i cili është ndarë në dy pjesë. Atë që beson Luizin se është i sëmurë e pjesa skeptike.

Ndonse tani më është zbuluar detaji se dikur Luisi ka folur per këtë sëmundje ku tregon se shkaku që e coi në operacion ishte neglizhenca, por gjithë këto vite harruam çu bë me shëndetin e tij.

Sipas kërkimeve të Anabel.al Luizi ka rrëfyer për sëmundjen e rrallë edhe para 5 vitesh, në emisionin “Diagonezë”. Ai ka treguar për sëmundjen e tij dhe njësoj siç i tregoi Kiarës, ai sërish tha që e ka (ri)zbuluar rastësisht sëmundjen.

“Unë e kam shumë të freskët, në korrik të këtij viti shkova rastësisht të bëj një kontroll, nuk po ju them çfarë doli dhe u desh të bëhej një ndërhyrje. Shkova me një shok, duke qeshur dhe thënë ne çojmë makinat një herë në tre muaj në servis dhe veten nuk e çojmë një herë në dhjetë vjet. Ua këshilloj burrave dhe grave të shkojnë sa më shpesh të kontrollohen. Atëherë kur je mirë duhet të shkosh, kur të jesh në fund pastaj…”, u shpreh këngëtari.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se doktori nuk është për të të shpëtuar jetën, është për të parandaluar rrezikun. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua shpëtomë dhe ai thotë nuk mundem, nuk është faji i tij. Kam rënë 8 kg për 5 ditë prej stresit. Kur është puna për shëndetin të gjithë frikësohen. Unë e pësova për fajin tim, për diçka që mund të ishte eliminuar me një gotë ujë dhe disa ilaçe. Nëse e lë…”, përfundoi ai.

Të ngjashme