Showbiz
U kap me arme ne kufi, ja me sa vite burg denohet Fjolla Morina
25 Mars, 2021 | 11:39 am
Është dënuar me 6 vite burg këngëtarja Fjolla Morina, e cila u kap me armë në kufirin e Morinës. Këngëtarja, e cila pak ditë më parë i dha fund edhe beqarisë, akuzohet për trafikim të armëve dhe municioneve.
Ndërkohë, avokatja e saj ka kundërshtuar vendimin, ndërsa ka bërë me dije se do ta ankimojë atë në Apelin e Shkodrës. Përfaqësuesja ligjore e këngëtares, ka kërkuar dënimin e Morinës me gjobë.
Kujtojmë se më 20 janar, Fjolla theu arrestin shtëpiak të vendosur nga Gjykata e Kukësit duke u larguar në drejtim të paditur, ndërsa në rrjet publikonte foto nga pushimet e saj dhe në Dubai, duke sfiduar policinë. Pak ditë më parë këngëtarja publikoi në rrjetet e saj sociale pamje nga dasma në Maldive, ku kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin Fisnik Syla.