Showbiz
Momente të vështira, Delinda Disha jep lajmin e hidhur: Humba binjakët!
24 Mars, 2022 | 4:30 pm

Pak ditë më parë aktorja e njohur Delinda Disha ka dhënë lajmin se ishte në pritje të ëmbël. Por duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë.
Nëpërmjet një postimi në Insta Story ajo ka treguar se ka humbur binjakët. Ajo shkruan; “Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”
Një moment ky mjaft i vështirë për aktoren dhe jo vetëm. Por janë gjëra që ndodhin me të cilat njeriu duhet të përballet.