Showbiz
Delinda Disha flet për humbje e fëmijëve:” U bekuam me dy por fati…”
5 Tetor, 2022 | 11:34 am

Delinda Disha ka qenë mbrëmë e ftuar në “Natën me Aulonën” ku ka folur për herë të parë për humbjen e fëmijëve të saj.
“Bashkë me bashkëshortin e donim shumë një fëmijë të dytë dhe u bekuam me dy, por fati donte që mos të realizohej”, u shpreh Delinda.
Aktorja e njohur tregoi se ka qenë një periudhë që i është dashur mbi 1 muaj ta kalojë dhe në po atë kohë ajo kishte edhe një rol në teatër ku luante një grua që kishte humbur fëmijët e saj. Monolugu i asaj vepre sipas Delindës ka qenë më i forti që ka bërë ndonjëherë në jetën e saj.
Aktualisht Delinda Disha prezanton programin “Xhadat” duke lënë kështu Klanifornian programin e humorit ku spikati me rolet e saj.