Kryefjala Logo

Deklaroi se shoku i saj ishte gay, ja si hakmerret ai ndaj Teas

27 Shtator, 2021 | 9:31 am

Tea ka folur per fotot e komentet e shumta qe i kane bere asaj per shokun e saj.

“Jam gjykuar shumë për këtë gjë. Tea i ndërron të dashurit shumë shpesh. Unë jam shoqëruar shumë kohë me një mik timin. Ai është gay. Unë kam dalë me të në një bar, më kanë bërë foto mua dhe atij që nuk është fare publik dhe s’ka dashur të dali. E nxjerrin portalet dhe thonë Tea me të dashurin misterioz. Shkoj me të në Dubai dhe thonë Tea me sheikun e Dubait. Është i njëjti person. Madje unë nxjerr shokun dhe shoqen të dy bashkë, ata presin shoqen dhe nxjerrin djalin”, tha Tea gjatë emisionit “Goca dhe Gra”.

Djali, i cili quhet Gerald, ka publikuar sot në Instastory një foto të Teas pa filtra dhe pa make up. Me shaka, ish-konkurrentja e ka konsideruar si “hakmarrje” nga ana e tij për deklaratën e bërë dje.

“Geri hakmerret dhe më poston pa filtra e pa make up”, ka shkruar ajo. Tea dhe djali në fjalë janë miq të mirë.

50C2FDF7 998A 4AFB 8773 187D9CC85B69

Të ngjashme