Deklarate e fortë e Mikelës së Përputhen: Nga Ana kam dashur të largohem nga emisioni!

5 muaj më parë

Mbrëmjen e djeshme Mikela Pupa, ish konkurrente e Përputhen ka qenë e ftuar në “Natën me Aulonën”. Ajo ka rikujtuar një nga momentet më të vështira në Përputhen, e kjo ka ndodhur pikërisht kur është bërë pjesë Ana Lleshi. Teksa ka parë afrimitetin e saj me Erjonin, me të cilin ajo doli çift Mikela ka kërkuar të largohet nga emisioni.

“Një moment kritik ka qenë kur Ana u fut në emision. Dhe nuk e duroja dot afrimitetin kërkova të largohem. Por autorja Olsa më këshilloi që për një moment dobësie mos hidhja posht gjithçka. E shoh si të shkëlqejnë sytë për atë djalë”- I ka thënë ajo.

Më tej Mikela ka thënë se koha do ta tregojë se marrëdhënia e saj me Erjonin është mëse e vërtetë.

Të ngjashme