Kryefjala Logo

Deklarata shokuese e Elvisit pas largimit nga Perputhen, kryqezon Arjan Konomin

13 Mars, 2021 | 1:43 pm

Debati mes Elvisit dhe Arjanit per nje kunje ndaj Antonetes ka qene kryefjala e diteve te fundit.

Pas largimit nga emisioni Loco ka bere nje deklarate ku shpjegon te gjithe situaten:

“Në asnjë moment nuk kam qenë unë i pari që e kam sulmuar, apo jam përpjekur ta ul, unë gjithmonë kam bërë çmos për të mbrojtur veten dhe persona të tjerë në atë studio pa dashur të ofendoj apo cenoj Arjanin. E gjithë kjo është keqkuptuar nga Arjani, sepse sidomos kohët e fundit kam vënë re që ka njëfarë persekutimi ndaj mendimeve dhe opinioneve të mia dhe unë besoj që vijnë nga mendimi i tij se dua ta cenoj atë dhe ta nxjerr poshtë vetes.Të gjithë këtë çështje ai e ka kthyer në personale, sepse mund të ketë menduar nuk dua ta lë Elvisin të ngjitet ‘sipër meje’.

Pas daljes nga studio kam qenë unë i pari që i kërkova personalisht falje Antonelës për mërzitjen që mund t’i kem shkaktuar unë si person jo për atë që ndodhi në studio. Nga ana tjetër kam përshtyjen se kjo situatë po përdoret mediatikisht nga disa persona brenda, ndoshta dhe nga jashtë studios. Më shumë të drejtë mund të thonë që ishte e rëndë ajo që postova unë, por mendoj se thjesht po i mëshojnë kësaj, sepse nuk kanë pasur skandal ku të kapen dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të më ulur. E theksoj që mund të jetë dhe nga persona jashtë studios, që kanë kohë që duan të më ulin për shkak të hatërmbetjeve, fundi fundit janë problemi i tyre dhe jo i imi. Shpresoj shumë që kjo situatë të marrë zgjidhje pa u prekur askush, pa u cënuar morali dhe dinjiteti i askujt”- ka thene ish konkurrenti.

Të ngjashme