Degradon në dhunë midis dy konkurenteve “Për’puthen “

2 muaj më parë

Në emisionin “Për’puthen” ndodh gjithçka.
Me gjithçka nënkuptojmë se ka lot,ka skema,zgjedhje dhe ndërrime,ka debate dhe ofendime,ka tensione dhe skandale,ka gjithçka përveç dashurisë..

E paprecedentë skena e shëmtuar që u transmetua në një televizion të tillë,në një orar ku çdo fëmijë ka mbaruar detyrat dhe qëndron para televizorit.
Në një emision ku “gjehet dashuria” ka pasur dhunë fizike.

Ato që dikur ishin “shoqe”,skenari i ndau për një mashkull dhe mes ofendimesh dëgjuam kërcitjen e një shpulle që goditi edhe opinionin publik.

Mes gjithë fushatave kundër dhunës duket se ky televizion me autorë,skenaristë e drejtues duan vetëm klikime.
Ky emision është i regjistruar dhe episode të shëmtuara si këto mund të priten,por jo,skandali është para.

Ka qënë gazetari dhe bloggeri Olti Curri i cili i pari ndër të njohur nga platforma e tij “Instagram” i ka bërë thirrje “AMA” të marrë masa dhe ka informuar ndjekësit ku mund të ankohen për këtë gjë.

Të ngjashme