Showbiz
Dedikimet e Borës dhe Trixës për njëra tjetrën nuk janë bërë kurrë kaq haptazi
21 Gusht, 2022 | 4:07 pm

Muajt kalojnë dhe historia e Bidait,oops!!Borës dhe Trixës nuk i duket fundi.
Gocat vazhdojnë jetën dhe projektet personale por nuk harrojnë as të thumbojnë hera herës njëra tjetrën dhe fansat si piranja të secilës nuk lënë të shpëtojë asgjë.
Ishte moderatorja Bora Zemani ajo që hodhi një video ku shkruante se kishte 99 probleme por duke hipur në avion,i harron të gjitha.
Këngëtarja Ramosaj në anën tjetër ka zgjedhur TikTok-un për t’iu përgjigjur me ironi ku shihet me valixhe në dorë dhe shkruan se po arratiset nga problemet e veta.
Po pse si thoni ju,do e linte Bora me kaq?
Ajo reagon sërisht dhe shkruan:”U riktheva sërisht tek problemet e mia”
Trixës do i jetë vonuar avioni sepse ende asnjë reagim.
Rrini mirë gocaa se ju erdhi tranzit Donaldi ju bëri prap çorap të dyjavee