Debati Getinjo-Vivien, Olti Curri: Jepini kohë njëri-tjetrit!

1 muaj më parë

Shumë e tensionuar ka qenë edhe përgjatë prime-time të Big Brother Vip Kosova  situatat mes Vivien dhe Getinjos. Përplasjet dhe diskutimet mes tyre kanë filluar gjatë ditës së sotme pasi Getinjo i kërkoi Vivienit të largohej nga shtrati i tij sepse asaj sipas tij do t’i bënte mirë të qëndronte vetëm.

Getinjo u shpreh se krevatin nuk kishte në plan ta lironte pasi e kishte zënë që në fillim të hyrjes në shtëpi, ndërsa Vivi tha se nuk mund ta lejonte Getinjon ta trajtonte atë si një “top futbolli”, që mund ta fuste dhe nxirrte nga shtrati sa herë i tekej atij.

Megjithatë opinionisti Olti Curri i ka kërkuar banorëve t’i ulin gjakrat mes tyre. Të ulen dhe të flasin nesër 1 orë me njëri-tjetrin dhe ti japin kohë vetes për të kuptuar se çfarë është për ta kjo lidhje.

”Vivi ti ndoshta i ke hipur një treni ekspress ndërkohë që Getinjo mund ti ketë hipur një kali dhe po shijon panoramën. Ndoshta ju ka lënduar ndonjë situatë nga jashtë shtëpisë por nuk është faji i Getinjos, ashtu dhe ty Getinjo s’të ka ndonjë faj Vivi.”, ka thënë opinionisti Olti Curri.

Të ngjashme