Kryefjala Logo

Debat në BB VIP Kosova, Stresi i kthehet Artanit: Puthjet në krevat nuk paskan qenë reale!

20 Janar, 2023 | 10:25 pm

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, një video klip i publikuar nga momentet brenda shtëpisë, e ku shihet dyshja, Stresi dhe Artani, duke folur për njëri-tjetrin, ka bërë që po këta dy banorë të reagojnë ashpër.

Stresi ka reaguar i revoltuar duke thënë:

“Ti je duke luajtur një lojë dinake, aq shumë dinake sa që nuk kam parë akoma. Prandaj, nuk të kam sulmuar kurrë, sepse kam pritur të më sulmosh i pari. Ato puthjet që më ke dhënë në darkë në krevat dhe ato shtrëngimet, nuk paskan qenë reale”.

Ndonse debati ka vazhduar duke thënë se pas kësaj se ndihet si budalla, ndërkohë të ngacmuar nga moderatorja Jonida Vokshi për puthjet që tha, ka ndërhyrë Artani duke thënë:

Ne jemi miq të mirë!

Të ngjashme