Showbiz
Debat mes Miranda Dupit dhe Niko Komanit, Dupi largohet nga skena
2 Prill, 2022 | 10:12 am
Nuk ndodh shpesh që një anëtar jurie të largohet nga emisioni. Kjo ngjarje ndodhi në Style Star pas një debati mes dy kuratorëve të imazhit, Miranda Dupi dhe Niko Komani.
Teksa po komentohej veshja e një prej konkurrentëve të show-t të modës, mes Nikos dhe Mirandës nisi një debat, që përfundoi me largimin e Mirandës nga emisioni. Niko e akuzoi Mirandën që i ka vendosur më shumë pikë Choixx Deth, konkurrentit nga Kosova dhe kuratorja e imazhit vendosi që ta linte show-n në mes.
“Udha e mbarë see you never”, thotë Niko Komani teksa vazhdon të gozhdojë me komente konkurrentin e Style Star.
Video min 1:30:40