Kryefjala Logo

Dasmë së shpejti, Ami marton Borën dhe Donaldin!

20 Nëntor, 2021 | 2:55 pm

Ditën e sotme, Amarda Toska ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Vajzat kanë zgjedhur të bëjnë një lojë me Amin, ku duhet të martojë dy prej çifteve më të përfolura në shoëbiz. Bëhet fjalë për Donaldin dhe Borën e Ledrin me Sarën.

Produksioni kishte përgatitur një fotomontazh dhe Ami ka dhënë disa detaje sesi do të dukej ceremonia e tyre martesore. Përsa I përket Borës dhe Donaldit. Ajo ka thënë se Borën e sheh si një nuse modern klasike, me një fustan tyli, ndërsa Donaldin me një kostum paksa më sportiv.

Në anën tjetër ami parashikon një ceremoni të vogël private në një mal ose kodër, ku pjesë marrësh do të jenë të afërmit e tyre.

Epo, hajd ishalla e shohim këtë dasmë fiks siç u parashikua pasi Donaldi të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP.

Të ngjashme