Showbiz
Dasara mund të kishte BBV por thotë se ja mori Arbana me mik!
21 Mars, 2023 | 11:29 am
Gazetarja Dasara Karaiskaj në një intervistë për “MCN Tv” nuk u kursye aspak duke hequr disa gurë nga këpuca e saj.Duke folur për karrierën e gjatë gazetareske ajo tregoi gjëra që publiku i dëgjoi për herë të parë.
Dasara tregoi rrugëtimin e saj që fillon 24 vite më parë ku u përzgjodh midis 300 personave për në radio.Sipas saj gjithmonë ishte Arbana Osmani ajo që ja mori vendin e punës “me mik” dhe pse audicionin e fitoi Dasara.
Pse po e tregon ajo tani?Epo sepse i ka ardhur keq kur vitin e kaluar Arbana deklaroi se ishte ajo fituese e audicionit me 300 persona.
“Kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e parë të “BBV” që doli dhe tha: “Unë fitova në një audicion ku morën pjesë 300 veta”, aty u zhgënjeva më shumë.
Tani çfarëdo që të them, unë dal ajo e keqja e përrallës por doli në shteg edhe e thashë këtë gjë”-ishin disa nga fjalët e saj.