Kryefjala Logo

Daniela shpërthen ndaj konkurrentit të Love Story: “Je mendjecekët! Trego respekt!”

17 Nëntor, 2021 | 8:19 pm

 

Daniela dhe Dea, dy fronistet e Love Story të këtij edicioni, e bënë zgjedhjen e tyre gjatë spektaklit, duke zgjedhur secila nga një prej djemve për të dalë në takimin e parë. Ndërsa disa nga djemtë e tjerë të kastit mund të jenë mërzitur, Viliani u shpreh se ka ende kohë për t’u tërhequr vëmendjen vajzave.

“Kam kohë mjaftueshëm që t’u tërheq vëmendjen, si Deas, si gocës në fjalë, tjetrës”, -tha Viliani.


Mirëpo, mënyra si ai u shpreh nuk i pëlqeu aspak Danielës, e cila ia ktheu menjëherë:
“Gocës në fjalë?! Më vjen shumë keq që djemtë janë kaq shumë jashtë loje, jashtë serie dhe janë kaq mendjecekët që as një emër nuk e mbajnë mend. I drejtohen një fronisteje “vajzën në fjalë”, ndërkohë që këtu janë një emër apo dy edhe mbahen mend shumë thjeshtë. Këtë fakt unë nuk e pranoj dhe as nuk e toleroj dot, sepse është mungesë respekti.”

Opinionistja Xhensila Pere tha se Viliani duhej justifikuar, pasi me siguri ka pasur shumë emocion, duke pasur përballë vajza kaq të bukura dhe me karakter. Ndërsa Zhaklina mbajti anën e Danielës, duke i këshilluar djemtë të bëjnë strategjitë e tyre që të bien në sy, sepse nuk janë aty për të tërhequr vëmendjen duke ndjenjur.

Të ngjashme