Showbiz
Dalina rendit arsyet pse “GoFoundMe” për Luizin nuk është lypje
6 muaj më parë


Një zhurmë e madhe në rrjet për “GoFoundMe” që kunati i Luizit hapi për këngëtarin dhe çdo fans i tij mund të dhurojë shumë e lekëve që dëshiron.
Me shumë njerëz kundër e të tjerë pro,Dalina Buzi shoreh opinionin e saj me bindjen se nuk i duket gjë e keqe,përkundrazi..
“Nuk ka vetëm GoFoundMe që lidhen me varfërinë apo ngjarje tragjike.
Por ka shumë kategori të kulturës, të sportit, për gjëra personale.
Po të shkosh te faqja e “The Guardian” atje shkruan: “Ju lutem dhuroni që ta mbani gjallë gazetarinë e mirë.
Unë di njerëz që kanë çuar deri në 10 mijë euro veshje.
Ai nuk po lyp nëse do e quajmë punë ai po punon shumë po jep gjithçka në Big Brother dhe po gjeneron të ardhura.
Luizi është bërë produkt qoftë duke u sulmuar për klikime qoftë duke u bërë objekt debati dhe duke u përdorur në çdo emision.
Në kontratë Luizi nuk mund t’i fitojë këto gjëra që i përdor televizioni.
Luizi nuk po lyp.
Luizi është bërë produkt i shitshëm dhe po përdoret e tejpërdoret.
Ka kaluar çdo parashikim.
Është një zgjidhje natyrale biznesi dhe familjarët e vetë duan që atë njeri që po përdoret si produkt masivisht të mund të thonë:: “Nëse ky po i gjeneron të ardhura atij biznesit, pse mos të kalojnë një pjesë e të ardhurave te ne?”
Unë e shoh diçka normale pasi nëse doni të dhuroni është Ok.”