Kryefjala Logo

Dafina Zeqiri single: njerëzit po më vështirësojnë gjetjen e një partneri

23 Korrik, 2023 | 12:52 pm

Dafina Zeqiri është nga këngëtaret shqiptare më të përfolura. Ndonse u fol për ndarjen nga Dj Geek ajo duket se tashmë është vetëm.

Kjo si duket ia ka vështirësuar shumë gjetjen e një partneri.

Këtë e tha vet Dafina në një intervistë përballë Berat Buzhalës.
“Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina,”-tha ajo.

Të ngjashme