Showbiz
Dafina Zeqiri kokë më kokë me Ermal Fejzullahun!
9 Shtator, 2022 | 1:51 pm
Dafina Zeqiri është një emër mjaft i dashur për publikun e cila numëron një sërë hitesh e sigurisht këngët e saj mirëpriten nga publiku. Në anën tjetër Ermal Fejzullahu një këngëtar me shumë famë por mjaft popullor. E me siguri ju pyesni veten çfarë i lidh të dy?
Përveç se kanë miqësi të përbashkët, ata janë dy nga këngëtarët që kanë realizuar shumë duete me kolegët e tyre.
Ndonse Ermali ka patur projekte me Kidën, “Telat” numëron miliona klikime dhe ka qenë më i suksesshëm sesa “Flakë”, e cila ishte një këngë e cila u harrua shpejt.
Në anën tjetër bashkëpunimi i Dafina Zeqirit me Kidën ka qenë një dështim. “Luje belin”, këngë fiks e sikletshme.
Tjetër bashkëpunime interesante Ermali ka pasur me Ledrin “Fshatarja ime”, “M’ke harru” me të cilat cunat e kanë kallur, por sigurisht nuk mund të konkurrohet me këngën kur Ledri dhe Dafina ishin të lidhur “Got you’re back”. Pra duket se Ledri u ka siguruar sukses të dyve.
Gjithashtu bashkëpunime të suksesshme Ermali ka patur me të atin Sabriun, ndërkohë që le të themi se Dafina ka goditur me këngët e saj solo së fundmi. Ndërkohë që Ermali ka prishur pak dorën me bashkëpunimet me vëllezërit Veshaj.
Por Dafina e Ermali janë kokë më kokë, të dy herë me triumfe, herë me ulje.