Dafina Zeqiri i përgjigjet dy musketierëve…

2 muaj më parë

 Aleksandër Gjoka disa ditë më par ndau në Instagramin e tij një video të Dafina Zeqirit duke kënduar “playback”, ku shkruante: “Hajde live, hajde…Pupu, çfarë turpi. Ec aty, V.I.P”.

Kjo deklaratë e tij bëri xhiron e rrjetit dhe menjëherë pas tij edhe Elton Deda kishte dy fjalë për muzikën e Dafina Zeqirit. “Asnjë llaf s’të mora vesh, përveç xhelozia dhe dashuria”, duke ironizuar përveç Dafinës edhe Albanin.

Por së fundmi kemi edhe një reagim nga Dafina duke iu përgjigjur të dy artistëve.

“M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë”. Më pas shton në koment: “Ju dua të gjithëve kaq shumë! Ne e duam njëri-tjetrin haha kjo ka rëndësi sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për vete!”

Të ngjashme