Showbiz
Dafina Zeqiri: “Edhe Monroe ka bërë ndërhyrje estetike dhe të gjithë i thonë je origjinale”
29 Qershor, 2022 | 10:55 am

Dafina Zeqiri duket se po e vuan shumë faktin që të gjithë janë duke i vënë në dukj ndërhyrjet e saj estetike në fytyrë dhe në trup. Këngëtarja e njohur është duke u justifikuar tek fansat e saj se ajo është personazh publik, lodhet nga koncertet e saj dhe herë pas herë i duhet të bëje ndonjë ndërhyrje për të qenë në top formë.
Duffye ka treguar se ndërhyrjet e saj të para me botox e filler i ka bërë në moshën 28 vjeçare, ndërsa hundën dhe gjoksin i ka bërë në moshë më të vogël.
Dafina Zeqiri është nga të parat personazhe publikë që ka bërë ndërhyrje estetike dhe që i ka pranuar ato edhe në media. Sot botoxi dhe filler nuk është më lajm pasi të gjithë personazhet i kanë bërë disa rregullime të vogla, vetëm ajo që u kërkojmë është që mos të na thonë se janë bio, se në arkiva gjejmë kollaj foto të tyre sot dhe dje.