Showbiz
Dafina Zeqiri e nis mëngjesin me këngën e kësaj kolegeje shqiptare
28 Prill, 2022 | 9:57 am

E çuditshme por e vërtetë, Dafina Zeqiri nuk e fillon mëngjesin me këngët e saj por me atë të Beatrix Ramosaj. Në fakt tani që po e mendojmë gjatë nuk është dhe aq habi pasi këtë këngë e ka krijuar partneri i saj, Dj Geek.
Bëhet fjalë për projektin më të ri muzikor “ Ma shumë se ti” që këndohet nga Beatrix Ramosaj. Dafina e ka mbështetur gjithnjë Trixën dhe për më tepër tani që ajo po përflitet akoma edhe më shumë në rrjetet sociale.
https://youtu.be/OYDVEruk5DM
Nga video që Duffy ka postuar në Instastory shohim që është duke u grimuar, pasi me siguri edhe ajo është gati për të xhiruar këngën e saj të radhës.
Ju e dini çdo të thotë sezon veror për këngëtarët🤷🏻♀️