Kryefjala Logo

Dafina Zeqiri dhe 1001 komplekset e saj

13 Gusht, 2022 | 6:57 pm

Një duet (me aq sa marrim vesh ne gazetarët) ka dy këngëtarë, andaj dhe “qoka” që zakonisht artistët i bëjnë njëri-tjetrit duhet bërë dyshe. Po këtë fakt s’ka se si ta kuptojë Dafina Zeqiri që është zënë me më shumë se gjysmën e kolegëve të saj.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte një postim i këngëtares së njohur ku ka ripostuar bashkëpunimin më të ri mes Samanta Karavellës dhe Elinel dhe ku Dafina nuk e paska parë të arsyeshme t’i bëj “tag” Samantës, po vetëm bashkëqytetarit të saj, Elinel.

F0E086F3 1809 4EEF BAC1 2261FA699482

Një këngëtare me 15 vite karrierë, me hite dhe padiskutim e pëlqyer (se këtë s’ja mohon askush) duhet të kishte një sjellje më miqësore me koleget e saj. Megjithatë po i kujtojmë Dafinës se dhe Samanta është një artiste shumë e njohur, me më shumë vite karrierë se ajo madje edhe me një çmim të parë (që mesa dimë Dafina se ka ende një të tillë).

Apo mos ndoshta po i kërkojmë shumë llogari një njeriu kompleksivë si Dafina (që ka bërë 6 herë operacion hundën dhe dy herë gjoksin), e cila heq nga videot edhe këngëtarët me të cilët ka bashkëpunuar.
Njëlloj siç ka ndodhur me këngën “Tonight”, ku si me magji Ledri Vula nuk këndon më asnjë varg, por shfaqet si figurant në një fragment të klipit.

Kuriozë jemi të dimë si ka mundësi që nuk ka hequr akoma nga klipi “Bye Bye” Taynën, apo ka frikë se do këndojë gjithë e gjithë vetëm 1 minutë?!
(P.S harruam që ka qenë e ftuar në këngë pasi ajo këngë është Tayna ft Dafina. )

Të ngjashme