Dafina e harroi… Dj Geek vazhdon të mbetet ende një suportues i saj…

6 muaj më parë

Dafina Zeqiri dhe Cricket kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri muzikor.“Harroj” mban titullin bashkëpunimi i ri i të dy artistëve.

Kënga e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip është pjesë e albumit të Dafina Zeqirit “Unë jam ajo”. Miq e suportues treguan mbështetje për këtë projekt, e një prej tyre ishte edhe ish-partneri, DjGeek.

Ai ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës e përkrah saj shkruan:” Out now”. Kujtojmë se dyshja kanë qënë në lidhje prej vitesh por kohët e fundit kanë vendosur t’i japin fund. Ata bashkëpunonin edhe në muzikë por nuk dihet ende nëse do të vijojnë  të punojnë sërish bashkë.

FA07B1A3 5A3E 44D9 B563 8709EC0C6906

Të ngjashme