Showbiz
Çudia ndodhi, Elvana Gjata festoi!…
2 vite më parë

Duhet ta shënojmë në kalendar këtë ditë se në 99% të rasteve është ajo që na bën të kërcejmë, ndërsa mbrëmë ndodhi e kundërta, Elvana Gjata më në fund festoi.
Pas sfilatës së mikut të saj, Valdrin Sahiti, Elvana dhe të gjithë të ftuarit e pranishëm kanë festuar në një nga klubet e Prishtinës ku në pjesën më të madhe të rasteve u dëgjuan hitet më në zë të Elvanës.
Nëse do të hapje storyt e personazheve të njohur ishin të gjitha me Elvanën ose dedikuar artistes së njohur, sepse atë nuk e shohim “si parja e kuqe” në cdo event të Tiranës apo Prishtinës.
Dhe siç e thotë edhe Olti Curri (ai që nuk flet kot) Elvana Gjata është tjetër standart…
P.S ndërsa unë (që s’po e them emrin, se ndoshta ja fus edhe kot) mendoj që kur Elvana Gjata shfaqet në evente, këto biçim personazhesh “gjasme të përfolur” të momentit do bënin mirë mos të dukeshin vërdallë…