Cubi Metkaj tregon për herë të parë emrin e regjisorit që e ka ngacmuar seksualisht

1 muaj më parë

1 janari tashmë është kthyer në një natë festive traditë për autoren dhe moderatoren Luana Vjollca. Në këtë fillim viti veç argëtimit në “Zemër Luana” ka patur edhe shumë deklarata të forta. Të ftuarit e kësaj puntate speciale kanë qenë moderatorja Marina Vjollca dhe një pjesë e kastit të Klanifornia. Rudina Dembacaj, Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, Jul Deda dhe Andrea Vesho nuk kanë ngurrar të flasin pa doreza. Sigurisht që as ata nuk I kanë shpëtuar “Gojës të Luanit”.

Të vendosur para saj, pyetja për Cubin ka qenë që duhet të zbulonte emrin e regjisorit që e ka ngacmuar seksualisht. Pasi rikujtojmë që kohë më parë Cubi ka bërë një deklaratë ku shprehej se në fillimet e karrierës të saj ka patur ngacmime seksuale. Ndonse ka hezituar paksa për ti shpëtuar gojës të Luanit, Cubi ka vendosur të tregojë emrin e regjisorit.

“Xhoslin Rama”- ka thënë Cubi. Një pëtrgjigje ndonse e sikletshme, Cubi ka vendosur ta tregojë këtë gjë për herë të parë.

Të ngjashme