Showbiz
Cubi i Klanifornias mund të ketë një “ajo” në jetë
30 Qershor, 2022 | 7:09 pm

Një nga intervistat që ka tërhequr më shumë vëmendje ditët e fundit është ajo e aktores, Esmeralda Metkaj ose siç e njohim me emrin e artit, Cubi. Aktorja e Klanifornias ishte e ftuar tek emisioni “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e saj private.
Cubi pranoi se është e dashuruar por pa konfirmuar detaje fejese apo martese. “E di që nuk do të flasësh për marrëdhëniet, por unë do të flas për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur se kush është ai…” i thotë Aulona Musta ndërkohë që Cubi ja kthen: “Mund të jetë dhe ‘ajo’. Jetojmë në një botë të lirë”…
Kaq ka mjaftuar që kjo deklaratë e Cubit të bëjë xhiron e gjithë mediave ditën e sotme.