Showbiz
“Copy-pastet” e VIP-ave shqiptarë…
15 Gusht, 2022 | 4:46 pm
VIP-at shqiptarë nuk kanë nevojë për të kërkuar sozitë e tyre ata i kanë ata në shtëpitë e tyre dhe e kemi fjalën për fëmijët e tyre. Vogëlushët e tyre kanë një ngjashmëri të madhe me prindërit e tyre. Ja disa nga fëmijët që janë “copy-paste” i nënave apo baballarëve VIP
Vesa Luma dhe Lian
Djali i Vesës dhe Big-ut është një kopje e mami Vesës. Kur shohim fotot e tij na kujtohet Vesa kur ka dalë për herë të parë në “Ethet e të premtes mbrëma”…
Robert Berisha dhe Renee
Na vjen keq Nora por Renee është një kopje e babi Robertit.
Gent Zenelaj dhe Danieli
Edhe djali i madh i aktorit të njohur ngjan më shumë me Gentin se sa me bashkëshorten e tij, Aidën.
Adrola dhe Troi
Edhe djali i vetëm i Adrola Dushit është kopja e saj. Pjesa e syve është ajo që i bën shumë të ngjashëm…
Ami dhe Noeli
Noeli është kopja e mami Amit. Por s’mund të themi të njëjtën gjë për Sian, vajzën e vogël të Amit dhe Ermalit.
Orgesa dhe Kron
Orgesa Zaimi ka dy fëmijë, Borën dhe Kronin. Por i vogli është një ‘mini” Orgesa.
Miriami dhe Ameli
Në shtëpinë e Albanit dhe Miriamit duket se janë ndarë “territoret”. Vajza e tyre e madhe është një mini Miriam, ndërsa Duam është kopja e babi, Albanit.
Besi dhe Ajka
Ajka vajza e Besit dhe Xhensilës është kopja e babi Besit. Kot nuk thonë që vajzat ngjajnë shumë me baballarët.