Showbiz
Cllevio Serbiano i ka shkaktuar Noizyt frike dhe ankth, policia e arreston në aeroport.
16 Prill, 2023 | 12:53 pm
Reperi i njohur i Tik-Tok-ut Kleviol Ahmeti është arrestuar sot në Rinas. Ndalimi i tij nga forcat e policisë u bë pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose siç njihet ndryshe me emrin Noizy.
Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar këtij gjendje ankthi dhe frike.Noizy e ka bërë denoncimin me 13 Prill, së bashku me të atin, Bashkim Rajku, duke theksuar se Clevio e ka kërcënuar në TikTok se do e vrasë.
Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit edhe më herët në 2022v pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”.