Kryefjala Logo

Cindy Marina zbulon marrëdhënien me vjehrrën Jozefinën dhe kunatën Megi Topallin

20 Dhjetor, 2023 | 4:44 pm

Cindy Marina, ka qenë e ftuar në një intervistë në Vizion Plus,ku është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me familjen e partnerit Genar Topalli.

Ajo shprehet se ndjehet shumë mirë dhe shumë e respektuar.

E pyetur se si e bënte të ndihej fakti që në media cilsohej shpesh edhe si nusja e Jozefina Topllit, Marina shprehet:

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”.

Ndërsa për kunatën, Megin, dashuria duket që nga mënyra se si flet për të: “Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”.

Të ngjashme