Cindy dhe Genari shfaqen për herë të parë në ekran dhe i shprehin dashurinë njëri-tjetrit publikisht

1 muaj më parë

Cindy Marina është shfaqur mbrëmjen e sotme, në finalen e “Dance Albania”, për herë të parë para publikut dhe në skenë me partnerin e saj, Genar Topallin. Cindy dhe Genari kërcyen nën ritmet e këngës së tyre të preferuar, “Thinking Out Loud”, ndërsa momenti u bë më i bukur kur çifti i tha njëri-tjetrit publikusht “Të Dua”.

”Faleminderit që erdhe dhe mbi të gjitha që kërceve me mua, se ai nuk ka kërcyer kurrë me asnjë. Thjesht të dua”, ka thënë Cindy dhe Genari i është përgjigjur “Edhe unë”…

Lidhja e tyre është komentuar gjatë në media dhe vetëm vitet e fundit ata e kanë bërë publik raportin e tyre.

Të ngjashme