Kryefjala Logo

Cilat ishin te veshurat me keq dhe me mire mbreme ne BBV?

17 NĂ«ntor, 2021 | 1:32 pm

Sipas nje studimi,femrat shpenzojne nje vit nga jeta e tyre duke menduar se cfare do te veshin.

Keto te BBV qe kohen e kane me shumice duket se nuk e kane me qejf.

Duke menduar se jane vajza ekrani,vajza instagrami,influecera e gjera.

Jo vetem mbreme por ne asnje nate nuk kemi pare stil,klas,kombinime dhe lojra ngjyrash.Shume vaket!Zhgenjim po,inspirim larg qofte!

Kemi shtrydhur trurin per te bere nje renditje nga e veshura me mire deri tek ajo me e keqja sepse niveli eshte aty per aty njesoj per te gjitha por ja dolem dhe shpresojme te ndani me ne te njejtat mendime.

Fillojme nga veshja me e keqe deri ne vendin e 1 qe do jete me e mira.

8.Einxhel Shkira

Pa piken e dyshimit je ti Einxhel qe nuk di ku te coi mushka dje me ate body me golf,me ato pantallona stil eksploruesi ne xhunglen e larget dhe ato cizme si te marra borxh.Ngjante fiks si kukulla”Bratz” (qe eshte cool por i perkasin viteve 2001)Sorry👎🏼

7.Arjola Demiri

Ok,tani e kemi seriozisht.Dikush te fuse nje larguese shpirtrash ne shtepi dhe ti kendoj Arjoles per ti hequr fiksimin e te dukurit si nje nga motrat e humbura ‘Mustafa’

Cdo nate spektakli,Arjola ngjan sikur do kendoje me Meden dhe Sabianin per mbremjen e Vitit te Ri.Te lutem nese ti qe i dergon fustane Arjoles po lexon kete artikull;Mos i dergo me temina dhe xixa dhe tyl!

6.Filloreta(Fifi)

Fifo ne e dime qe e zeza te tregon me te holle se i kemi dhe vet ca kile plus por njeriu nuk mund te veshi te premten jumpsuit te kuq qe te tregon si gogozhare dhe te marten te mbledhi cfare ka te zeze ne dollap.Lere vejushen e zeze te jete vejusha e zeze!Gjallerohu pak!

5.Sarah Berisha

Sara zemer ti je e embel sa ska!Kur u futa tek Instagrami jot me pelqyen gjithe ato veshje te tuat dhe me konfirmoi mendimin se ju ‘Influencerat’ i merrni rrobat borxh sa per foto, ju veshin ,ju shkrepin dy foto te bukura dhe beni sikur dini nga moda.Ne shtepi spo tregon asnje stil dhe nuk frymezon askend.Hic!

4.Semi Jaupaj

Semi ka kete stilin e lezetshem te flokeve tip Pokahontas qe i jep shume pike.Me pelqejne disa nga fustanet qe ka veshur dhe e pergezoj per ngjyren e djeshme qe do guxim sepse mund te ngaterrohet shume lehte me shoqeruesen e nuses.

3.Monika Lubonja

Monika mund te mos na pelqej fare kur flet por nuk mund ti hedhim posht bukurine dhe finesen qe ka.Shume elegante,e thjeshte, e paster dhe e kuruar deri ne momentin qe i del klipi duke bere llafe lart e posht.

2.Beniada

Beni duket se nga vjen.Italia eshte epiqendra e modes dhe sigurisht qe ka ndikuar edhe ne shijet e Beniades tone simpatike e cila dallon per thjeshtesine, ngjyrat dhe elegancen qe sjell ne veshjet e saj.

1.Beatrix Ramosaj

Trixa eshte e bukur.Te kullosin syte kur e shikon.Nuk ka guxuar ne veshje por e njeh mire moden dhe rregullat e pashkruara te saj.Mbreme me nje stil total black,Beatrix shkoi me rregullin se nese zbulohesh lart do te mbulohesh poshte.

Si nje “Cat Women” dukej mbreme dhe syri jone qe e kapi i jep vendin e pare me merite.Na pelqen te shohim me shume dhe shpresoj te na e beje qefin!

TĂ« ngjashme