Kryefjala Logo

Çifti i preferuar i telenovelave Meksikane konfirmojnë ndarjen pas 20 vitesh!

12 Prill, 2024 | 9:06 am

Aktorja Elizabeth Gutierrez, përmes lotësh ka konfirmuar ndarjen nga William Levy.

Ndonëse nuk u fut në detaje, ajo përmendi se ka rrezikuar gjithçka për marrëdhënien e saj me aktorin kubanez, me të cilin ishte në një lidhje prej dy dekadash, e tani ata janë ndarë.

Elizabeth pranon se ajo “do ta dojë gjithmonë” William Levy-n.

Aktorja u shpreh: “Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që isha 20 vjet më parë, vajza që njohu ai. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, është me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur”.

Të ngjashme