Showbiz
Çiftet që nuk mbetën shokë pas ndarjes…
15 Shtator, 2023 | 11:58 am
Disa studime thonë se është e vështirë të mbetesh mik me ish-partnerin. Megjithatë ka edhe raste kur me ex-in mund të ruash një miqësi shumë të mirë. Por ka disa personazhe publikë që me ex-at e tyre nuk mbetën shokë. Përkundrazi i edhe i kanë sulmuar hapur ata:
Dafina – Dj Geek
Po përfliten shumë në media madje edhe që herë pas here thumbojnë njëri-tjetrin me postime. Madje Duffye gjeti dhe zëvendësuesin e Dj Geek, i cili do ta shoqërojë nëpër koncerte.
Kiara Tito-Butrint Imeri
Butrinti u duk sikur ishte një nga mbështetësit e Kiarës kur ajo ishte në Big Brother, por me të dalë nga shtëpia Kiara ishte kategorike kur i përmendën emrin e këngëtarit dhe historinë e tyre e quajti të mbyllur.
Blero-Afrona
Me debate e thumba duket se u mbyll edhe divorci mes Bleros dhe Afronës. Ata nuk janë miq me njëri-tjetrin, madje secili ka vijuar jetën e tij.
Donaldi – Trixa
Nuk bëhet fjalë për një miqësi mes tyre, për më tepër që moderatori është në një lidhje dashurie me moderatoren Bora Zemani. Edhe pse dikur Donaldi deklaroi se ishte Trixa ajo që donte, përfundimi i Big Brother vërtetoi tjetër gjë.
Ronela- Zerka
Edhe mes Ronelës dhe Zerkës duket se nuk ka mbetur më miqësi. Secili prej këngëtarëve vijon karrierën e tij solo. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për çiftin Rina-SinBoy apo Egli Tako dhe Olsi Bylyku.