Kryefjala Logo

Çfarë problemi ka Sindi me vajzat jo të virgjëra?

23 Gusht, 2022 | 4:56 pm

Nëse nuk flitet për virgjëri,Sindi ish-konkurentja e “Për’puthen ” nuk është pjesë e asnjë lajmi.
E mesa duket ajo e ka kuptuar këtë gjë dhe shfrytëzon çdo koment të njerëzve që ju ka mbetur kaseta aty.

Së fundmi Sindi ka postuar disa foto tejet “jo të virgjëra” në Instagram dhe njerëzit kanë filluar të njëjtin refren.
“Vazhdon të jesh e virgjër?Se më vjen një kusho nga Anglia do një nuse të virgjër”-shkruan një komentues.

“Ja ta shtoj dhe kushon tënd në listë,do presi içik o zemra taksirat se të gjithë nusen e virgjër e duan jo tunel kalimashi edhe me thënë të drejtën ka shku lista gjatë shumë”-u përgjigj Sindi.

Fenomeni “virgjëri” në Shqipëri jeton ende midis nesh si hije dhe nuk vjen nga prindërit tanë por nga vetë rinia si Sindi që e ushqen dhe e “shet” si titull nderi.

Askujt nuk duhet ti interesojë virgjëria e një vajze dhe absolutisht të mos bullizojë dikë që e ruan për arsyet e veta,por edhe të ofendosh vajza të tjera me “tunel kalimashi” është e pafalshme dhe imorale.

Pastaj sa për një informacion,as vetë tuneli i Kalimashit nuk e meriton të përmendet për tema kaq të cekëta.
Mos harrojmë se tuneli i Kalimashit është autostradë Shqipëri-Kosovë(bashkon dy kombe) ndaj jepi hakun që meriton.

160C1B93 4B0E 4DEC 84F2 073BB70FA4FB

Të ngjashme