Kryefjala Logo

Çfarë ndodhi me “Dance With Me” pse u bë “Dance Albania”

2 Tetor, 2022 | 12:38 pm

Ka nisur prej dy javësh në Tv Klan programi i kërcimit “Dance with Me” që rrugës u bë “Dance Albania”. Meqënëse Shqipëria këtë herë nuk po kërcen vetëm në Tik-Tok por edhe në ekran, Dance-i i Tv Klan vendosi që këtë herë të vinte me risi të mëdha. Si fillim ndërroi formulën, (tani ka eleminime) dhe në fund të mbrëmjes kemi një humbës.

Për 7 vite radhazi Alketa Vejsiu (e cila është e vetmja që nuk ndryshon) hiqte dhe vinte kasetën duke përmendur të vetmen frazë, “në këtë program vetëm kërcehet dhe bëhet qejf dhe nuk eleminojmë njeri. Por duke qenë se programet pa gara e sfida nuk i shikon njeri dhe meqënëse në ekranin e Top-Channel do të niste programi rival “Dancing with the Stars” , ( i cili kishte kohë që përflitej) duhej patjetër që Alketa dhe Vera të godisnin fort dhe të nxirrnin nga arkivat programin e tyre të kërcimit.

Por harruan që në këtë botë virtuale merren vesh të gjitha krijuesit e patentave nuk janë dhe aq të verbër, që mos të shohin se edhe në Shqipëri kërcehet (jo vetëm në Tik-Tok). Ndaj dhe ndoshta ky ndryshimi beftë i emrit pas 7 sezonesh besojmë se lidhet edhe me këtë fakt…

Një gëzuar për plagjaturat…

Të ngjashme