Showbiz
Çfarë lidhje gjetën fansat për tatuazhin e Beatrix dedikuar Donaldit?
22 Mars, 2022 | 12:25 pm

Një betejë Instagrami mund ta quajmë ish-lidhjen midis Donaldit dhe Beatrixes.
Por ajo më e nxehta bëhet midis fansave të dyshes që ruajnë çdo postim për të nxjerrë një lloj lidhjeje.
As Trixa dhe as Donaldi nuk kanë folur kurrë për median se çfarë ndodhi dhe duke mos pasur një shpjegim,njerëzit që u lidhën pas ksaj historisë gjejnë shtigje për të shpresuar se jo gjithçka mbaroi me mbylljen e programit.
Së fundmi Beatrix ka treguar nëpërmjet Instastory se po bënte tre tatuazhe të tjera dhe pak minuta më vonë zbuloi vetëm dy prej tyre.
“WildCat” pra mace e egër dhe zjarri.
Tek zjarri njerëzit janë ndalur duke menduar se është dedikim për Donaldin pasi është edhe pjesë e këngës “Faj” që Trixa e bëri për aktorin ku në një pjesë të tekstit thuhet “Luaj me zjarr”
Pa harruar që edhe Donaldi kur ndodhej ende brënda shtëpisë së Big Brother Vip i dedikoi për Shën Valentin Trixes këngën “Fire on fire”
Tani se si,se qysh,se tek me fakte nuk kemi asgjë por pa patur një deklaratë nga vetë protagonistët,fansat do të vazhdojnë të gjejnë mijëra detaje të tjera.