Showbiz
Çfarë foli Beatrix Ramosaj me Luana Vjollcën?
1 Qershor, 2022 | 10:27 am
Luana Vjollca po merret me projektin e saj të ri “Thuaje”
Për herë të parë ka bërë një live me këngëtaren Beatrix Ramosaj,shumë e diskutuar pas Big Brother Vip Albania.
Po çfarë folëm vajzat?
Trixa tregoi periudhën e vështirë që kaloi pasi dola nga shtëpia e BBV dhe si ndikuan në jetën e saj komentet negative.
Ajo tregoi se pas 100 ditësh izolim,dalja nuk ishte normale.Gjëndja emocionale nuk është e njëjta me atë kur futesh dhe në rastin e Trixes,ishte dhe më e vështirë duke marrë parasysh lumin e komenteve negative kundrejt saj.
Ajo e nuk e quajti veprimin e saj një gabim dha falë edhe terapisë online arriti të kapërcente këtë moment delikat në jetën e saj duke u bërë zëri i gjithë vajzave që janë bullizuar në jetë.
Pothuaj gjithë intervista live u fokusua këtu dhe pse interesi i publikut u duk se nuk ishte shumë i madh duke pasur parasysh se Trixa nuk kishte folur rreth temës më parë dhe Luana prej kohësh i mungon ekranit.