Kryefjala Logo

Çfarë do të bëjë Egla Ceno me 100.000€?E tregon vetë aktorja

13 Qershor, 2024 | 9:42 am

Aktorja dhe fituesja e BBVA3,Egla Ceno, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku është vënë përballë disa pyetjeve nga ana e gazetarëve.

“Ke ndonjë plan se çfarë do bësh me paratë e çmimit të madh?”- e pyeti moderatori, ndërsa Egla tha se ka shumë ide se si do ti menaxhojë paratë e fituara, megjithëse ka shumë “vrima” për të mbyllur.

“Kam disa ide në kokë, por duke parë e duke bërë. Në kohët që jetojmë varet si i investon. Sepse ne shqiptarëve nuk na mbyllen kurrë vrimat”- tha aktorja.

E teksa të shumtë ishin fansat që e mbështetën dhe e votuan, kishte dhe nga ata që e kritikuan, për të cilët Egla tha se i ka ardhur keq që një gazetar e ka pyetur vëllain e saj “a je krenar që motra jote ka lëshuar gazra”, duke u shprehur se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë brenda shtëpisë.

“Jam mjaftueshëm e rritur sa të di që nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve. Do të thotë që edhe kur të kritikojnë je duke bërë diçka. Kur nuk bën asgjë nuk të kritikojnë. Kritikat të bëjnë të përmirësohesh. Masa e ka kuptuar atë që ka ndodhur aty brenda. Duke parë të përfshirë vëllain dhe shoqen time më të mirë duke dhënë intervista, ata janë njerëz që punojnë 12 orë në ditë dhe nuk kanë pasur kohë ta shohin gjithë ditën Big-un. Më ka ardhur keq që ndonjë opinionist i fushës suaj, që pa u siguruar si qëndron gjëja, i ka vënë gishtin vëllait tim. Ka dalë një video që sikur unë brenda shtëpisë kam lëshuar gazra, që nuk ka ndodhur. Një gazetar profesionist i është drejtuar vëllait që ‘a je krenar që motra jote ka lëshuar gazra’. Gjë që nuk ka qenë aspak e vërtetë. Unë e kam thënë shpesh aty, që nëse unë dhe një mashkull do bënim gazra, atij do i thonin që ‘të lumtë pushka’, ndërsa mua do më thonin ‘sa turp’. Gjë që ka ndodhur aty nga një mashkull”- u shpreh aktorja.

Të ngjashme