Kryefjala Logo

Capital T vendos në siklet Donaldin:”Ku janë shtëpitë që premtove”?

18 Qershor, 2022 | 10:00 am

Capital T ishte i ftuari i rradhës në emisionin e binjakëve “Më lër të flas”.
Donald Veshaj,kujtojmë se kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania,deklaroi se nëse do të ishte ai fituesi do ta shpenzonte çmimin e madh në bamirësi.

Fundin e mbajnë mend të gjithë,pasi Ilir Shaqiri rrëmbeu çmimin dhe kjo nuk e ndaloi Donaldin që me të rimarrë rrjetet e tij sociale,premtoi me një Instastory se do të ndërtonte 4 shtëpi,2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme Capital T po fliste për bamirësitë e tij të bëra ndër vite në heshtje dhe pyeti Donaldin se çfarë u bë me shtëpitë që ai ka premtuar?

Donaldi u përgjigj se po meret me rastet dhe vazhdon me planin se do ndërtojë shtëpitë në Kosovë dhe Shqipëri.

Po meret me rastet?Çfarë do të thotë kjo?
Spo gjen njerëz në nevojë për shtëpi..ne Shqipëri dhe Kosovë??
Në fakt duke parë se të gjithë tani po bëhen bamirësa me fondacione,me të vërtet që sikur nuk kemi parë fare njerëz pa çati mbi kokë…

Të ngjashme