Kryefjala Logo

“Budallaqe je që i shkruan?”, Sara zbulon detajet e njohjes me Ledrin

7 Qershor, 2023 | 9:45 pm

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Pardon My French” në Top Albania Radio nga Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli ka qenë Sara Hoxha erdhi si fituese e “Dancing With the Stars”, duke folur pikërisht për aventurën në këtë program, por po ashtu folir edhe për lidhjen me Ledri Vulën, duke zbuluar edhe mjaft detaje nga njohja e tyre dhe si nisi historia e dashurisë.

Përsa i takon romancës së tyre, Sara rrëfeu se si nisi gjithcka:

“E gjitha nisi shumë gradualisht. Me Ledrin kam filluar të shkruaj për herë të parë në Instagram krejt pa asnjë lloj tendence, asgjë. I shkruajta unë sepse kemi qenë në një koncert të Ledrit grup edhe unë thjesht i dërgova foto, ma ktheu dhe unë pastaj nuk i ktheva më përgjigje. Jemi takuar pastaj pas një viti e pak, ka qenë çdo gjë gradualisht.
Në 2016 kemi nisur të flasim prapë. Në një koncert të Ledrit sërish dhe e çuditshmja ishte se ai më njohu, nuk ma mori mendja që do të më mbante mend ishim në Jalë. Aty ishte e çuditshmja që ai më njohu dhe mua nuk ma merrte mendja sepse sa goca shikon ai, pse duhet të më mbajë mend mua? Kisha veshur një fustan rozë dhe si po thoja edhe dalja në publik ndodhi shumë gradualisht pra ne kemi qenë shumë diskret në fillim. Unë nuk e dija që ai do të më mbante mend dhe ka qenë në backstage, pak si më poshtë dhe unë bëja xhiro për tek tualeti për ta parë që a do të më shohi, a do më njohi dhe kur ai më thirri “Sara, Sara” bëra njëherë sikur nuk e dëgjova sepse nuk isha e sigurt që a ishte e vërtetë apo më bënë veshët dhe pastaj herën e dytë e kuptova që po më njeh. Shumë e vështirë në fillim, për të dyja palët por nejse.”

Vështirësia e lidhjes së tyre në fillim ka qenë pikërisht për shkak të largësisë, pasi takoheshin shumë rrallë, ndërsa sipas influenceres të dy në atë kohë “nuk ishin në gjendje”. Po ashtu Sara tha se ka pasur dyshimet e saj në fillimet e tyre, shpesh herë e pyeste veten: “Budallaqe je që i shkruan?”, madje ka menduar se asnjëherë nuk do përfundonin bashkë, megjithatë arritën që ta conin përpara lidhjen dhe të qëndronin bashkë.

Të ngjashme