Kryefjala Logo

Buci ia thotë Santianës troç:”A do flije me mua për 30 mijë euro?”

2 muaj më parë

“Ti nuk din as me ma lyp”-do thoshte Bleona Qerreti e cila ka kënduar këngën që nuk ‘vdes’ kurrë! Viti 2023 dhe për pak ditë 2024 dhe meshkujt ende bëjnë pyetje të pavenda dhe denigruese për figurën femërore.

Njëjtë ka ndodhur me Bucin dhe Santianën ku ky i fundit e ka pyetur:“A kishe fjetur me mua për ta rritur çmimin për 30 mijë euro?”

Përgjigja e Santianës ndaj kësaj pyetjeje të drejtpërdrejtë ishte e prerë dhe pa hezitim. Ajo e hodhi poshtë mundësinë duke deklaruar se nuk do të bënte diçka të tillë, as me Yllin e as me ndonjë banor tjetër të shtëpisë.

Ndërsa Buci shtoi se për të nuk do të kishte rëndësi nëse personi në fjalë do të ishte burrë apo grua; ai do të pranonte të bënte këtë veprim nëse do të kishte si shpërblim një çmim monetar.
Ky diskutim është folur shumë nga banorët brenda në shtëpi por edhe nga ata jashtë.

Të ngjashme