Kryefjala Logo

“Braktisën” politikën për median…

8 Nëntor, 2022 | 10:01 pm

Media dhe politika janë në bashkëveprim me njëra-tjetrën. Kemi parë shumë gazetarë që me kalimin e kohës kanë hequr dorë nga media për t’ju futur politikës, si Majlinda Bregu, Mark Marku, Alred Peza, etj ndërsa vitet e fundit po ndodh e kundërta. Politikanët po heqin dorë nga politika dhe i bashkohen medias.

Do ta nisim nga Grida Duma ( meqënëse sot ishte lajmi i ditës) e cila sot dorëzoi mandatin e deputetes dhe portalet e ndryshëm kanë bërë me dije se ajo do t’i bashkohet “Top-Channel” për të qenë drejtuese e një emisioni politik.

0ECE0BD3 FBD9 4CF3 AB01 45C6075CB1D1

Ben Blushi

Ai ka qenë me profesion gazetar dhe më pas iu fut politikës. Ben Blushi ishte ministër Arsimi në kabinetin e qeverisë Nano dhe për vite e vite me radhë, Ben Blushi ishte edhe një nga deputetët më në zë të Partisë Socialiste.
Pas shkëputjes nga partia më e madhe e majtë në Shqipëri, Blushi krijoi në 1 nëntor të vitit 2016-të partinë e tij, “Libra”. Por menjëherë pas shkrirjes së saj Blushi iu rikthye profesionit të tij të vjetër por këtë herë si drejtor i përgjithshëm i “Top-Channel”, ndërsa tani mban po të njëjtin post por në “Euronews Albania.”

5D47D19B 0900 4E7D A985 21AF37940D86

Erla Mëhilli

Erla Mëhilli u bë e njohur për publikun si zëdhënëse e Ministrisë së Transporteve, më pas si zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe për një periudhë të gjatë kohe ishte zëdhënësja e Kryeministrit, Sali Berisha. Post të cilin Erla e mbajti dhe kur ky i fundit ishte në opozitë. Megjithatë pas këtij posti politik Erla vendosi të largohej nga politika duke e provuar veten në fushën e gazetarisë (për atë që kishte studiuar). Pas largimit të Ilva Tares në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emisioni “Now” drejtohet prej Erla Mëhillit.

168AE7B3 46D3 499C B79B 8006D315948A

Luan Rama

Një tjetër emër i njohur në politikën shqiptare i është rikthyer medias pasi për shumë vite u mor me politikë duke patur poste të rëndësishme si ish Ministër i Brendshëm, Sekretar i Përgjithshëm i LSI, si dhe deputet. Por kohët e fundit Luan Ramën e kemi parë në ekranin e Ora News cdo të hënë e të enjte me emisonin e tij, “Drejt”.

8EE6F779 912A 47A8 AD78 FBA064F67FAA

 

 

 

 

Të ngjashme