Kryefjala Logo

Brad Pitt i dhuron Jennifer Aniston një shtëpi me vlerë 79 milion dollarë…

4 muaj më parë

Hollivudi është plot me divorce këto kohë aq sa i kanë bërë fansat keq për yjet e tyre të preferuar. Por ai që divorc që hap ende diskutime është fundi i martesës së Jennifer Aniston dhe Brad Pitt. Kanë kaluar 18 vjet dhe fansat ende shpresojnë që dyshja do të kthehen së bashku.

Pra, imagjinoni shpërthimin e spekulimeve kur gazeta angleze “The Mirror” zbuloi se katër vjet më parë, në heshtje, Brad ribleu shtëpinë në të cilën jetonin të dy kur ishin të rinj, të martuar dhe të lumtur, për t’ia dhënë Jennifer-it.

Dhurata do të ishte për ditëlindjen e 50-të të aktores, me një kosto stratosferike prej 79 milionë dollarësh, ndoshta për ta rifituar atë.

Kur Brad dhe Jennifer e blenë atë në vitin 1999, një vit pasi u fejuan dhe një para martesës, i paguan 13 milionë dollarë. Shtëpia dykatëshe në Beverly Hills përfshin një pishinë të madhe, kopsht me tarracë dhe dhomë për shfaqjen e filmave.

 

Të ngjashme