Kryefjala Logo

Bora Zemani rikthehet në “Përputhen”…

1 Dhjetor, 2022 | 10:12 am

Isli Islami nga “Goca dhe Gra” ka treguar se nuk do të jetë ai moderatori i programit “ Përputhen”. Andaj Isli tha se tashmë Bora Zemani e ka dhënë një përgjigje.

”Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, ka treguar Isli. Dhe kaq ka mjaftuar që vajzat të thonë se Bora Zemani do u kthyeka në “Përputhen”.

Bora Zemani u shkëput nga “Përputhen” për shkak të “Dancing with the Stars”, por mesa duket ka vendosur që të rikthehet përsëri në “shtëpi”. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe Olsa Muhameti para ca kohësh duke theksuar se të vetmes që i kishte bërë ftesë ishte Bora.

Ky ndryshim në mes të sezonit erdhi fiks në kohën kur Ori Nebijaj do të lë karrierën e saj në televizion për t’ju përkushtuar tashmë me kohë të plotë politikës.

Të ngjashme