Showbiz
Bora Zemani flet hapur duke i dhënë fund dyshimeve, a është e lidhur me Atdheun?
20 Shtator, 2021 | 10:36 am
Në “Për’puthen 2”, ndjekësit e këtij programi e mbajnë mend simpatinë e djalit nga Kosova, Atdheut për moderatoren Bora Zemani. Shpesh nuk ka kursyer edhe komentet në emision. Madje në një intervistë ai është shprehur se Bora është vajza që i pëlqente më shumë nënës së tij.
Kohët e fundit është folur për një lidhje të re midis tyre. Madje Atdheu është shprehur në një intervistë kështu: “Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”
Megjithatë, e pyetur në Instastory nëse a është “single”, Bora Zemani ka shkruaj ““100% single. E fokusuar tërësisht tek Arbori dhe puna!” , Arbor duke iu referuar djalit të saj.