Showbiz
Bora thjesht një kandidate: BB VIP Albania kalon nga Arbana në duart e Ledion Liços?
14 Nëntor, 2023 | 9:16 pm

Tashmë, ashtu si çdo vit tjetër kanë filluar aludimet për prezantuesen e BB VIP, ku diskutimi është a do të jetë serish Arbana apo jo?
Pak ditë më parë në një intervistë Bora Zemani ka hedhur aludime se mund të jetë ajo. Teksa gazetari e ka pyetur se ka zëra që Bora do prezantoj Big Brother VIP, ajo ka thënë:
“Thua? Do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë. Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku”.
Në anën tjetër sot, Zëri.ai, shkruan se Ledion Liço do të prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”. Siç u përfol, këtë vit reality-show i famshëm nuk do i besohet prezantueses Arbana Osmani.Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.
Ndonse që thuhet se mund të jetë Bora Zemani prezantuese e BB VIP, kjo mund të jetë një zhurmë që i bën shumë mirë Top Channel sepse fakti që Arbana ikën do të shoqërohet me reagime nga publiku që e ndjek. Dhe dukshëm Ledioni me të drejtë nuk do që të duket si personi që largoi Arbanën nga ekrani. Kështu që duket se eshte e orientuar loja për publikun mes Borës dhe Arbanës, por me shumë mundësi do të jetë Ledioni ai që do të drejtojë BB VIP, pasi është patentë që kërkon përvojë, njerëz që kanë përballuar skenat e mëdha e emisionet live.
Gjithashtu mos harrojmë faktin se Ledioni e ka përjetuar eksperiencën e Big Brother, teksa Arbana ishte shtatëzënë.